Lajm
Në Sofje konferencë për refugjatët dhe azilkërkuesit në Bullgari
Martë 29 Shtator 2026 06:05
Martë, 29 Shtator 2026, 06:05
FOTO: Rrjeti Kombëtar për Fëmijët
Madhësia e shkronjave
Konferenca shkencore-praktike "Refugjatët dhe personat që kërkojnë mbrojtje në Bullgari" do të mbahet sot, më 29 shtator, në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore në Sofje. Organizatorë të forumit janë Rrjeti Kombëtar për Fëmijët, Agjencia Shtetërore për Refugjatët pranë Këshillit të Ministrave dhe Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore.
Në kuadër të sesionit "Nga kërkimi shkencor te praktika: prezantimi i projekteve", do të paraqiten rezultatet e studimeve dhe përvoja praktike lidhur me qëndrimin ndaj refugjatëve dhe personave që kërkojnë mbrojtje në Bullgari. Qëllimi i forumit është të gjenden mënyra për krijimin e një mjedisi më mbështetës për njerëzit që kërkojnë mbrojtje, si dhe për forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve të pashoqëruar.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva