LAJME

Lajm

Bullgaria merr pjesë në 2 nga 5 projektet e para evropiane të mbrojtjes

Hënë, 28 Shtator 2026, 15:41

Bullgaria merr pjesë në 2 nga 5 projektet e para evropiane të mbrojtjes

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Bullgaria merr pjesë në 2 nga 5 projektet e para evropiane të mbrojtjes me interes të përbashkët, të miratuara nga Këshilli i BE-së, njoftoi korrespondentja jonë në Bruksel, Angelina Piskova. Vendi ynë është ndër 28 pjesëmarrësit në projektin DECODER (DronE and Counter Drone European Resolve), së bashku me 26 shtete të BE-së, Norvegjinë dhe Ukrainën, si dhe ndër 17 pjesëmarrësit në IMSD (Integrated Maritime and Seabed Defence), sërish bashkë me Norvegjinë dhe Ukrainën. 

Vlera e projektit DECODER është midis 3,5 dhe 5 miliardë euro deri në vitin 2033. Ai përfshin blerjen e përbashkët të sistemeve pa pilot dhe kundër dronëve, si dhe krijimin e një rrjeti evropian qendrash teknologjike për dronët. 

Investimet në IMSD vlerësohen nga 43 deri në 72 miliardë euro. Projekti parashikon një sistem të përbashkët për shkëmbimin e informacionit dhe blerjen e përbashkët të platformave detare ushtarake, sistemeve nënujore dhe pa pilot, mjeteve të zbulimit dhe vëzhgimit, si dhe kapaciteteve për luftë nënujore.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva