Lajm
Ka nisur zëvendësimi emergjent i barrierave mbrojtëse në rrugët e Bullgarisë
Hënë 28 Shtator 2026 16:29
Hënë, 28 Shtator 2026, 16:29
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Ka nisur zëvendësimi emergjent i barrierave mbrojtëse në rrugët e Bullgarisë. Këtë e ka njoftuar Ministri i Zhvillimit Rajonal, Ivan Shishkov, në Haskovo, ku ndodhet në kuadër të nismës “Rajonet flasin”.
Ndërkohë, organizata joqeveritare “Instituti për Sigurinë Rrugore” deklaroi në një letër të hapur drejtuar Kryeministrit Rumen Radev se konstaton një dështim të plotë të politikës për sigurinë rrugore. Sipas organizatës, gjatë pesë muajve të qeverisjes së “Bullgarisë Progresive” nuk është shënuar asnjë ndryshim në mjedisin e transportit.
Si argument për këtë, theksohet se fundjavën e kaluar në rrugët e vendit humbën jetën 10 persona, një shifër që është cilësuar si “rekord kombëtar i vdekshmërisë rrugore”, njofton BNR “Horizont”.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva