LAJME

Lajm

Ish-sekretari i MPB nuk kishte dijeni paraprakisht për arrestimin e Borisovit

Hënë, 28 Shtator 2026, 17:57

Javor Simov

Javor Simov

FOTO: BGNES (arkiv)

Madhësia e shkronjave

Ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, aktualisht deputet i “Bullgarisë Progresive” (PB), Petër Todorov, nuk ka qenë i informuar paraprakisht për arrestimin e liderit të GERB-it Bojko Borisov, të zëdhënëses së partisë Sevdelina Arnaudova dhe të ish-Ministrit të Financave, Vlladislav Goranov, katër vjet më parë.

Këtë e deklaroi para Gjykatës së Qytetit të Sofjes Javor Simov, i cili drejtonte qendrën e shtypit të MPB-së kur ministër ishte Bojko Rashkov. Arrestimi u krye gjatë periudhës kur kryeministër ishte Kirill Petkov.

Simov citoi fjalët e Todorovit një ditë pas arrestimeve: “Si e bëni këtë pa më raportuar mua?” Ai shtoi se edhe vetë kishte mësuar për aksionin në banesat e Borisovit, Arnaudovës dhe Goranovit vetëm pasi ai kishte nisur.

Procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministrit dhe ish-bashkëkryetarit të “Po e Vazhdojmë Ndryshimin” (PP), Kirill Petkov, për shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash në lidhje me këto arrestime do të vazhdojë më 27 tetor. Këtë ditë pritet të dëshmojnë ish-sekretari i përgjithshëm i MPB-së, Petër Todorov, dhe kreu i Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes (NSO), Emill Tonev.

 

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva