Artikull
Margarita Hranova lë “Gjurmë” në thesarin e muzikës bashkëkohore bullgare
Enjte 1 Tetor 2026 06:00
Enjte, 1 Tetor 2026, 06:00
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Margarita Hranova, e cila me zërin e saj të papërsëritshëm ka lënë gjurmë te breza të tërë adhuruesish të muzikës bullgare, prezanton këngën e saj të re “Gjurmë”. Edhe kësaj here muzika është e Biljana Angellovës, autore e disa prej këngëve më të buta dhe më prekëse të këngëtares. Margarita Hranova thotë:
“Kompozimet
e Biljanës janë po aq melodike sa edhe të pazakonta nga pikëpamja muzikore. Unë
e sfidoj vazhdimisht veten. Edhe kur më propozohet diçka që nuk është
krejtësisht në stilin tim, përpiqem ta bëj timen dhe mendoj se ia dal.”
Biljana Angellov dhe Margarita Hranova
FOTO: arkivi personal i Biljana Angellovës
Biljana zakonisht i shkruan vetë tekstet e këngëve të saj, por në këtë rast vargjet janë të Aleksandër Pergellovit, ndërsa aranxhimin e ka realizuar Aleks Nushev. Ajo është autore e një sërë hitesh bashkëkohore për artistë të ndryshëm, por pranon se tandemi i saj krijues me Margarita Hranovën është më i dashuri:
“Margi ka qenë njeriu dhe zëri im i preferuar që nga vitet e shkollës, kur isha e mahnitur pas saj. Ajo është hajmalia ime; që kur u njoha me të, jeta ime mori drejtimin e duhur. Bashkëpunimi më i bukur, më i sinqertë, më i lumtur dhe më i thellë që kam pasur ndonjëherë është ai me Margin. Me të, rezultati gjithmonë i tejkalon pritshmëritë e mia dhe i afrohet asaj bukurie që e kam imagjinuar paraprakisht për secilën këngë.”
Shihni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva