Ministria e Financave parashikon rritje më të lartë të PBB-së për vitin 2026

Martë, 29 Shtator 2026, 09:18

Ministria e Financave parashikon rritje më të lartë të PBB-së për vitin 2026

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Ministria e Financave ka rishikuar në rritje parashikimin e saj për rritjen ekonomike gjatë këtij viti, por njëkohësisht ka përkeqësuar pritshmëritë për nivelin e inflacionit. Kjo bëhet e ditur nga Parashikimi Makroekonomik i Vjeshtës, i publikuar në portalin e institucionit.

Pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i vendit të rritet me 3% gjatë këtij viti. Ky është një përmirësim krahasuar me Parashikimin Makroekonomik të Pranverës të Ministrisë së Financave, i cili parashikonte një rritje të PBB-së prej 2,6%.

Ministria e Financave parashikon që inflacioni mesatar vjetor në vitin 2026 të arrijë në 4,8%, pas së cilës do të bjerë në 4% në vitin 2027. Në pranverë pritej që inflacioni mesatar vjetor për të dyja vitet të ishte përkatësisht 4,3% dhe 3,8%.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva