LAJME

Lajm

Trafiku i kamionëve drejt Turqisë është i ngarkuar

Martë, 29 Shtator 2026, 09:46

Trafiku i kamionëve drejt Turqisë është i ngarkuar

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo”, trafiku në dalje të automjeteve të rënda drejt Turqisë është intensiv, njoftojnë nga Policia Kufitare. Kalimi nëpër të gjitha pikat dhe vendkalimet e tjera kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë zhvillohet normalisht. Për shkak të nivelit të ulët të lumit Danub, linjat e trageteve që shërbejnë vendkalimet kufitare “Orjahovo - Bechet” dhe “Svishtov - Zimnicea” janë përkohësisht jashtë funksionit, rikujtojnë nga Policia Kufitare. 

Nga 29 shtatori deri më 1 tetor do të ndryshojë organizimi i qarkullimit në kilometrin 397 të rrugës Sofje - Kullata, në rajonin e Bllagoevgradit, për shkak të montimit të një ure të re në ndërtim në unazën e qytetit të Kresnës, njoftoi Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. 

Nga ora 08:00 deri në 17:00, qarkullimi në korsinë drejt Kullata do të kufizohet me ndërprerje në pesë intervale, secili me kohëzgjatje rreth 30 minuta. Trafiku do të zhvillohet në të dy drejtimet në korsinë për në Sofje.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva