Lajm
Filmi bullgar “Lust” u vlerësua në Festivalin e Filmit në Tiranë
Martë 29 Shtator 2026 10:27
Martë, 29 Shtator 2026, 10:27
FOTO: një kuadër nga filmi
Madhësia e shkronjave
Filmi artistik bullgar
“Lust” i regjisores Ralica Petrova fitoi çmimin PerspecTIFF në edicionin e 24-t
të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë (Tirana International Film
Festival), njoftoi Qendra Kombëtare e Filmit. Filmi mori pjesë në konkursin
zyrtar të festivalit.
Sipas motivacionit të
jurisë, çmimi iu dha filmit “Lust” për vështrimin e tij depërtues dhe pa
iluzione ndaj Bullgarisë bashkëkohore, që shkon përtej kufijve të dramës
sociale dhe shndërrohet në një eksplorim thellësisht personal të tjetërsimit,
dëshirës dhe trashëgimisë.
Filmi është një
bashkëprodhim mes Bullgarisë, Danimarkës dhe Suedisë. Vepra e Ralica Petrovës,
e cila është edhe skenariste e filmit, rrëfen historinë e një psikologu në burg
që përballet me të kaluarën e tij gjatë një udhëtimi të papritur pas vdekjes së
babait të panjohur.
Gjithsej pesë filma bullgarë morën pjesë në festivalin kinematografik, i cili u zhvillua nga 21 deri më 27 shtator në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, kujton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva