Lajm
Banka Botërore evidenton mundësi për zgjidhjen e krizës demografike
Martë 29 Shtator 2026 13:12
Martë, 29 Shtator 2026, 13:12
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Nga viti 1988 deri në vitin 2024, popullsia e Bullgarisë është ulur nga 8,9 milionë në 6,4 milionë banorë. Zonat rurale po shpopullohen me ritëm dy herë më të shpejtë se zonat urbane. Kjo konstatohet në një raport të Bankës Botërore, të financuar nga BE-ja për vlerësimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin Demografik të Bullgarisë, njofton BTA.
Qyteti i dytë, i tretë dhe i katërt për nga madhësia në vend, Plovdivi, Varna dhe Burgasi, kanë ruajtur afërsisht numrin e banorëve të tyre në periudhën 2001-2024, me ndryshime brenda 5%. Ndërkaq, popullsia e Sofjes është rritur me rreth 10%.
Në sfondin e kësaj prirjeje të pafavorshme, analiza zbulon edhe mundësi të rëndësishme. Ajo thekson se bullgarët sot janë më të shëndetshëm dhe më të arsimuar se kurrë më parë, aktiviteti ekonomik është në nivelin më të lartë që nga fundi i viteve 1990, emigracioni është ngadalësuar dhe gjithnjë e më shumë bullgarë po kthehen në vend.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva