Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përgatitjet për zgjedhjet për presidenciale po zhvillohen normalisht
Deri tani janë paraqitur mbi 35 500 kërkesa nga 72 shtete
Martë 29 Shtator 2026 15:22
Martë, 29 Shtator 2026, 15:22
Stojanka Ballova-Cvetkova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Përgatitjet për zgjedhjet për president dhe nënpresident, që do të mbahen më 25 tetor, po zhvillohen normalisht dhe sipas afateve të përcaktuara. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vijon punën për përgatitjet organizative dhe teknike të procesit zgjedhor, në bashkëpunim me institucionet e tjera të përfshira në këtë proces. Këtë e deklaroi gjatë një konference për mediat zëdhënësja e KQZ-së, Stojanka Ballova-Cvetkova.
Sot u zhvillua një takim pune mes drejtuesve të KQZ-së, Prokurorisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS). Takimi kishte për qëllim koordinimin mes institucioneve për të garantuar një proces zgjedhor të ligjshëm, të qetë dhe transparent, si dhe për të parandaluar dhe luftuar shkeljet e mundshme të legjislacionit zgjedhor.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova