Lajm
Parashikimi i motit për 30 shtator 2026
Temperaturat ditore do të rriten me 1-2°, reshjet ndalen
Martë 29 Shtator 2026 19:30
Martë, 29 Shtator 2026, 19:30
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 10°C. Gjatë ditës, vranësirat mbi Bullgarinë Veriore do të shpërbëhen dhe do të pakësohen, duke krijuar mot kryesisht me diell. Në jug të vendit vranësirat do të jenë të dendura, por do të pakësohen në gjysmën e dytë të ditës. Vetëm në disa vende të izoluara, kryesisht në rajonet juglindore, mund të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në zonat lindore e fortë, nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 19 deri në 24°C. Në kryeqytet do të jenë rreth 20°C.
Në bregdetin e Detit të Zi, në pjesën veriore do të ketë vranësira të ndryshueshme. Në bregdetin jugor vranësirat do të jenë të dendura dhe mund të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 20 deri në 22°C. Temperatura e ujit të detit është 21-22°C. Dallgëzimi i detit do të jetë i fortë, deri në 4 ballë.
Në male, në jug të Bullgarisë vranësirat do të mbeten të dendura dhe në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa mbi 2200 metra lartësi do të bjerë borë e dobët. Mbi malin Stara Planina do të mbizotërojë moti me diell. Do të fryjë erë e fortë deri në stuhi nga lindja-verilindja. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi do të jetë rreth 14°C, ndërsa në 2000 metra rreth 6°C.
Të enjten, në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbizotërojë mot me diell dhe pothuajse pa erë. Në Bullgarinë Lindore, pas një pakësimi të përkohshëm, vranësirat do të shtohen sërish dhe shpesh do të jenë të dendura. Do të ketë edhe reshje. Atje moti do të mbetet me erë, era do të jetë veriore nga mesatare deri e fortë. Temperaturat minimale në pjesën më të madhe të vendit do të ulen dhe të enjten do të jenë nga 2-3°C në ultësirat e Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore deri në 15-16°C përgjatë bregdetit. Temperaturat maksimale do të mbeten pothuajse të pandryshuara.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva