LAJME

Lajm

Greqia dhe Turqia mbeten destinacionet kryesore për bullgarët

Martë, 29 Shtator 2026, 16:43

Greqia dhe Turqia mbeten destinacionet kryesore për bullgarët

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Udhëtimet e bullgarëve jashtë vendit gjatë gushtit 2026 arritën në 1 116 200, ose 3,5% më shumë krahasuar me gushtin e vitit 2025, tregojnë të dhënat paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave. Gjatë gushtit 2026, në Bullgari hynë 2 221 200 shtetas të huaj, ose 2,1% më pak krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. U regjistrua një rënie prej 5,5% e udhëtimeve për qëllime pune dhe prej 3,9% e udhëtimeve për pushime dhe ekskursione. Kalimet transit nëpër territorin e vendit përbënin 37,8% të të gjitha hyrjeve të shtetasve të huaj në Bullgari.

Gjatë gushtit 2026, bullgarët udhëtuan më së shumti drejt Greqisë – 321 600, Turqisë – 288 500, Rumanisë – 78 900, Serbisë – 72 400, Gjermanisë – 67 300, Italisë – 39 700, Francës – 29 800, Austrisë – 29 500, Republikës së Maqedonisë së Veriut – 27 900 dhe Spanjës – 24 200.

Numrin më të madh të vizitave në Bullgari e bënë shtetasit e Rumanisë – 419 200, Turqisë – 346 500, Gjermanisë – 212 400, Ukrainës – 174 600, Polonisë – 111 600, Serbisë – 99 900, Greqisë – 81 600, Çekisë – 73 400, Holandës – 72 600 dhe Francës – 67 900.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova