LAJME

Lajm

Bashkitë do të mbajnë regjistër për trotinetet elektrike

Martë, 29 Shtator 2026, 17:46

Bashkitë do të mbajnë regjistër për trotinetet elektrike

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qeveria miratoi një rregullore për regjistrimin e mjeteve elektrike individuale të transportit në bashki, njoftoi reporterja Cvetelina Stojanova. Do të mbahet një regjistër i mjeteve dhe i pronarëve të tyre, ku do të pasqyrohen edhe ndryshime të tilla si çregjistrimi dhe rikthimi i regjistrimit. Krijimi i këtij regjistri ishte parashikuar në Ligjin për Qarkullimin Rrugor. Qëllimi është rritja e sigurisë dhe përmirësimi i kontrollit, përmes identifikimit të mjeteve dhe pronarëve të tyre.

Një pjesë e rregullores do të hyjë në fuqi 12 muaj pas botimit zyrtar, në mënyrë që bashkitë të kenë kohë të krijojnë kushtet e nevojshme për zbatimin e sistemit të ri.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova