Lajm
Ekonomia bullgare do ta ngadalësojë rritjen në 2,5% në vitin 2027
Martë 29 Shtator 2026 18:28
Martë, 29 Shtator 2026, 18:28
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Në parashikimin e saj makroekonomik të vjeshtës, Ministria e Financave pret që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Bullgarisë të rritet me 3% në vitin 2026. Në vitin 2027, ritmi i rritjes pritet të ngadalësohet në 2,5%, si pasojë e kërkesës më të dobët të brendshme dhe rritjes së eksporteve.
Inflacioni mesatar vjetor parashikohet të jetë 4,8% në vitin 2026 dhe 4% në vitin 2027, ndërsa presioni kryesor pritet të vijë nga rritja e çmimeve të karburanteve. Të ardhurat nga puna do të vazhdojnë të rriten, por me një ritëm më të ngadaltë – me 8,5% në vitin 2026 dhe 6,2% në vitin 2027. Punësimi do të rritet me 0,5% këtë vit, ndërsa papunësia pritet të mbetet rreth 3,4%.
Kredia për sektorin privat do të rritet me 15,9%, ndërsa kredia për familjet me 19,7%, përpara një ngadalësimi të pritshëm në vitin 2027. Importet do të vijojnë të jenë më të larta se eksportet, duke mbajtur një deficit të konsiderueshëm tregtar me jashtë.
Rreziku kryesor mbetet një rritje e re e çmimeve të energjisë për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova