Burgasi mbledh ekspertë me fokus te Deti i Zi dhe ekonomia blu

Mërkurë, 30 Shtator 2026, 05:38

Burgasi mbledh ekspertë me fokus te Deti i Zi dhe ekonomia blu

FOTO: black-sea-maritime-agenda.ec.europa.eu

Madhësia e shkronjave

Burgasi do të jetë mikpritës i konferencës vjetore për bashkëpunimin në rajonin e Detit të Zi, që do të zhvillohet më 30 shtator. Forumi „Bashkëpunimi rajonal për një Det të Zi më të begatë“ do të mbledhë në Qendrën Ndërkombëtare të Kongreseve përfaqësues të institucioneve, botës akademike, biznesit, investitorë dhe ekspertë, njofton platforma e Komisionit Evropian EU Blue Economy Observatory. Pjesëmarrësit do të diskutojnë përparimin në zbatimin e Agjendës së Përbashkët për Detin e Zi, përparësitë e reja dhe projektet për një ekonomi blu më të qëndrueshme dhe konkurruese – pra, aktivitetet që lidhen me detin dhe zonat bregdetare.

Në kuadër të konferencës do të vlerësohen edhe projekte nga Bullgaria, Gjeorgjia, Moldavia, Rumania, Turqia dhe Ukraina, që kontribuojnë në mbrojtjen e ekosistemeve detare, zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit dhe investimet në rajon.

Veprimtaria do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 18:00, sipas orës së Bullgarisë, dhe gjuha e konferencës do të jetë anglishtja.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova