Sofja dhe Athina ranë dakord për kthimin e ndërsjellë të relikteve historike

Martë, 29 Shtator 2026, 19:44

Sofja dhe Athina ranë dakord për kthimin e ndërsjellë të relikteve historike

FOTO: Ministria e Kulturës e Greqisë

Madhësia e shkronjave

Sot në Athinë u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi mes ministrave të kulturës të Greqisë dhe Bullgarisë, Lina Mendoni dhe Evtim Milloshev, për kthimin e ndërsjellë të relikteve me vlerë historike për të dyja vendet, njoftoi Ministria greke e Kulturës, e cituar nga BTA. Nga Ministria greke e Kulturës e cilësuan këtë marrëveshje si një hap me rëndësi historike.

Në Greqi do të kthehen 48 objekte me vlerë kishtare, me origjinë nga Manastiri „Shën Mëria Ikosifinisa“ („Panagia Ikosifinisa“), Manastiri „Shën Gjon Pagëzori“ („Timios Prodromos“), pranë Serresit, si dhe nga Mitropolia e Shenjtë e Serresit dhe Nigritës. Ato u sollën në Sofje në vitin 1917, gjatë  , dhe janë ekspozuar ose ruajtur në Muzeun Historik Kombëtar të Bullgarisë.

Nga ana e saj, Greqia do t’i dorëzojë Bullgarisë eshtrat e zbuluara në vitin 1965 në bazilikën „Shën Akili“ nga profesori Nikolaos Mucopulos, të identifikuara si eshtrat e mbretit bullgar Samuil (997–1014), së bashku me materialin tjetër antropologjik të zbuluar në katër sarkofagët e bazilikës.

Vitet e fundit, këto mbetje janë ruajtur në Muzeun e Kulturës Bizantine në Selanik.

Lexoni më shumë mbi temën në arkivin e Radio Bulgarisë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova