LAJME

Lajm

61% e mjekëve e vlerësojnë pozitivisht sistemin shëndetësor

53% e pacientëve ankohen se u kërkohet të paguajnë shtesë

Mërkurë, 30 Shtator 2026, 15:40

61% e mjekëve e vlerësojnë pozitivisht sistemin shëndetësor

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Pagesat e larta shtesë, mungesa e mjekëve dhe infermierëve, si dhe mbulimi i pamjaftueshëm i shërbimeve nga Fondi Kombëtar i Sigurimit Shëndetësor, janë problemet më serioze në sektorin e shëndetësisë sipas qytetarëve. Kështu tregon një anketë kombëtare përfaqësuese e agjencisë "Trend", e prezantuar në forumin "Prioritet: Shëndeti", të organizuar nga Unioni Mjekësor Bullgar.

Mbi 60% e profesionistëve shëndetësorë e vlerësojnë gjendjen aktuale të sistemit si shumë të mirë ose më tepër të mirë. Të pyetur se cilat ndryshime duhet të jenë prioritet për sistemin shëndetësor, 39% përmendin mbajtjen e mjekëve të rinj në vend, 38% kërkojnë kontroll më të madh mbi shpenzimin e fondeve publike, ndërsa 35% theksojnë nevojën për paga më të mira.

Si vështirësi në punën e tyre të përditshme, gjysma e mjekëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë përmendin pagat e ulëta, 49% mungesën e specialistëve mjekësorë, ndërsa 34% ngarkesën e tepërt të punës.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva