Nuk vërehet aktivitet i lartë për blerjen e votave në zgjedhjet e ardhshme
Mërkurë 30 Shtator 2026 09:48
Mërkurë, 30 Shtator 2026, 09:48
Ivan Demerdxhiev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në Ministrinë e Brendshme kanë mbërritur më pak denoncime dhe të dhëna për blerje votash dhe votim të kontrolluar në zgjedhjet presidenciale të 25 tetorit, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. “Ne nuk po i vërejmë këto dukuri në të njëjtin intensitet si më parë, por kjo në asnjë mënyrë nuk e ul vëmendjen tonë dhe masat që po marrim”, deklaroi ministri i brendshëm Ivan Demerxhiev para gazetarëve, duke folur për përgatitjet për zhvillimin e procesit zgjedhor. Vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe hapësirës kibernetike dhe rasteve që lidhen me zgjedhjet dhe që bien ndesh me ligjin. Sipas ministrit, një pjesë e veprimtarisë kriminale po zhvendoset gjithnjë e më shumë në internet, ndaj monitorimi dhe masat kundër saj duhet të shtrihen edhe në këtë hapësirë.
Ivan Demerdxhiev mori pjesë në një takim koordinues me përfaqësues të Prokurorisë, Ministrisë së Brendshme, Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare (DANS) dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Në takim u diskutuan masat e ndërmarra dhe organizimi për zhvillimin e ligjshëm të procesit zgjedhor.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova