LAJME

Lajm

Trafik i rënduar në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo”

Mërkurë, 30 Shtator 2026, 10:02

Pika Kufitare "Lesovo"

Pika Kufitare "Lesovo"

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Trafiku është i rënduar në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo”, në kufirin me Turqinë, në dalje nga vendi për automjetet e transportit të mallrave, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kufitare. Në kufirin me Rumaninë, Greqinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, trafiku është normal në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Njëzet e tre persona u plagosën në aksidente rrugore gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nuk ka viktima, njofton Ministria e Brendshme. Në Sofje u regjistruan 23 aksidente të lehta dhe pesë aksidente të rënda, ku u plagosën pesë persona.

Që nga fillimi i shtatorit, në vend u regjistruan 653 aksidente rrugore. Si pasojë, 48 persona humbën jetën, ndërsa 807 u plagosën.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin u shuan 70 zjarre, njofton Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë nga Zjarri dhe Mbrojtjen e Popullsisë. Nga këto zjarre u plagosën tre persona. Dëme materiale u shkaktuan nga 16 zjarre, gjashtë prej të cilëve ranë në ndërtesa banimi. Ekipet e emergjencës reaguan ndaj 105 sinjalizimeve për incidente. U kryen 29 ndërhyrje për shpëtim dhe operacione ndihmëse.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova