SPORT

Lajm

Trajneri i kombëtares largohet nga detyra pas barazimit pa gola me Estoninë

Mërkurë, 30 Shtator 2026, 11:16

Aleksandër Dimitrov

Aleksandër Dimitrov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Trajneri i kombëtares së futbollit, Aleksandër Dimitrov, deklaroi se do të japë dorëheqjen. Ai e bëri të ditur vendimin menjëherë pas ndeshjes mes Bullgarisë dhe Estonisë, në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Kombeve. Ndeshja përfundoi me barazim 0–0 dhe i siguroi ekipit bullgar pikën e parë në këtë turne. Takimi u zhvillua në stadiumin “Hristo Botev” në Plovdiv. Aleksandër Dimitrov tha se skuadra nuk arriti të zbatonte planin e përgatitur paraprakisht për ndeshjen. “Nga ana jonë ishte një lojë shumë kaotike”, komentoi ai. Sipas trajnerit, ajo që u pa në fushë tregon se futbollistët kanë humbur besimin te stafi teknik.

Në ndeshjen e ardhshme, kombëtarja bullgare do të luajë si mysafire kundër Islandës.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova