Mërkurë 30 Shtator 2026 12:15
Mërkurë, 30 Shtator 2026, 12:15
Ilijan Filipov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Biznesmeni Ilijan Filipov, i lidhur me sektorin e transportit dhe të ndërtimit, u vra në një atentat me armë zjarri në Plovdiv. Ai u qëllua në kokë.
Ilijan Filipov ishte themelues dhe drejtues i kompanisë më të madhe të transportit në Bullgari, PIMK, e cila renditet gjithashtu ndër dhjetë kompanitë kryesore të transportit në Evropë. Biznesmeni ishte gjithashtu president i klubit të futbollit “Botev” – Plovdiv. Emri i tij lidhej edhe me ndërtimin e stadiumit “Hristo Botev”.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, rreth orës 01:00 u mor një sinjalizim për një burrë të qëlluar me armë zjarri në një adresë në një lagje të Plovdivit. Në vendngjarje u konstatua vdekja e tij dhe nisën veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes së rëndë kriminale.
“Ilijan Filipov do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së “Botev” – Plovdiv. Kontributi i tij në shpëtimin e klubit gjatë verës së vitit 2025 dhe përkushtimi i tij ndaj ngjyrave verdh e zi do të kujtohen nga të gjithë në familjen tonë. Emri i tij do të mbetet me shkronja të arta për brezat e ardhshëm, falë përfundimit me sukses të rikonstruksionit të stadiumit “Hristo Botev”, duke e shndërruar atë në impiantin sportiv më modern në Bullgari.” Këtë deklaratë e bëri drejtuesi i klubit të futbollit pas atentatit ndaj pronarit të tij, Ilijan Filipov.
Redaktoi: Diana Cankova Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova