Dyshja Jotova – Vëllçev, për momentin favorite në zgjedhjet presidenciale
Mërkurë 30 Shtator 2026 12:43
Mërkurë, 30 Shtator 2026, 12:43
Dobromir Zhivkov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kandidatët për presidente dhe nënpresident, Ilijana Jotova dhe Kirill Vëllçev, kryesojnë me 41,4% ndaj kundërshtarëve të saj në zgjedhjet e ardhshme të 25 tetorit, tregojnë të dhënat e para për zgjedhjet nga një sondazh kombëtar i kryer nga “Market Links” dhe bTV, me pjesëmarrjen e 1006 personave përmes intervistave dhe një ankete online.
Në vendin e dytë renditen Andrej Gjurov dhe Georgi Kandev me 21,9%, ndërsa në vendin e tretë Kostadin Kostadinov dhe Petër Vollgin me 6,4%. Pas tyre vijnë Ivelin Mihajllov me 3,9%, Radostin Vasilev me 1,6% dhe Ivan Hristanov me 0,9%. Kandidatët e tjerë marrin gjithsej 3,7% të mbështetjes. Në zgjedhje do të marrin pjesë 27 dysha kandidatësh për president dhe nënpresident.
“Numri rekord i kandidatëve të regjistruar, në fakt, nuk tregon një shpërndarje shumë të madhe të votuesve në drejtime të ndryshme. Shohim se votuesit përsëri përqendrohen te kandidatët kryesorë dhe te dyshat kandidate për presidente më të njohura”, deklaroi përfaqësuesi i agjencisë, Dobromir Zhivkov, për bTV.
Mes 40% dhe 45% e bullgarëve kanë ndërmend të votojnë në zgjedhjet presidenciale.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se besimi te qeveria e Rumen Radevit ka rënë nga 50% në maj në 39%, ndërsa mosbesimi është rritur nga 24% në 40%.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova