LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 1 tetorin 2026

Shtim i vranësirave dhe reshje shiu në disa zona

Mërkurë, 30 Shtator 2026, 19:23

Parashikimi i motit për 1 tetorin 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Pas mesnate, në zonat juglindore dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi, vranësirat do të shtohen sërish. Në shumë vende do të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa gjatë orëve të mëngjesit dukshmëria do të jetë e kufizuar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga verilindja. Temperaturat minimale do të jenë nga 6° deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 6°.

Të enjten, shtimi i vranësirave që do të nisë nga lindja dhe juglindja do të përfshijë edhe Bullgarinë Qendrore. Në gjysmën lindore të vendit vranësirat do të jenë të dendura. Në disa zona të Bullgarisë Juglindore do të ketë reshje shiu, të cilat vende-vende të skajit juglindor do të jenë më të shumta. Në Bullgarinë Perëndimore moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-verilindja, e cila në zonat lindore përkohësisht do të jetë e fortë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 18° deri në 23°, ndërsa në Sofje rreth 18°.

Në zonat malore moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja, ndërsa në zonat e larta dhe të ekspozuara era do të jetë e fortë. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 12°, ndërsa në 2000 metra rreth 5°.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbizotërojë moti i vranët. Reshje shiu do të ketë kryesisht përgjatë bregdetit jugor, ndërsa në disa zona reshjet do të jenë të dendura. Temperaturat maksimale do të jenë 18°–20°, ndërsa temperatura e ujit të detit do të jetë 20°–22°. Deti do të jetë i trazuar, me dallgëzime të shkallës 3–4 ballë.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova