Holanda dhe Spanja janë vendet më të preferuara nga studentët bullgarë

Mërkurë, 30 Shtator 2026, 13:19

Holanda dhe Spanja janë vendet më të preferuara nga studentët bullgarë

FOTO: “Integral Bulgaria”

Madhësia e shkronjave

Holanda mbetet vendi më i preferuar nga studentët bullgarë që zgjedhin të kryejnë studimet e larta jashtë vendit, me 32% të preferencave, tregojnë të dhënat e një analize të “Integral Bulgaria”. Dy herë më shumë të rinj do t’i fillojnë studimet këtë vit akademik në Spanjë, e cila renditet e dyta me 16%. Pas tyre vijnë Austria dhe Italia me nga 10%, ndërsa Gjermania me 9%.

Vëmendja e studentëve bullgarë që aplikojnë për universitet mbetet kryesisht e përqendruar te Evropa. Ndër mundësitë tërheqëse për studime të larta janë arsimi pa pagesë në Finlandë, Suedi dhe Danimarkë, si dhe tarifat më të ulëta të studimit në Francë dhe Belgjikë. Monako, Malta dhe Hungaria janë gjithashtu ndër destinacionet që tërheqin interesin e nxënësve bullgarë.

Përveç kostove të studimit, në zgjedhjen e universitetit po luajnë gjithnjë e më shumë rol edhe ndryshimet e shpejta që sjell epoka digjitale. Biznesi, ekonomia, shkencat kompjuterike, teknologjia, inxhinieria dhe dizajni mbeten ndër fushat më të preferuara, por këtë vit u rrit edhe interesi për drejtësinë dhe psikologjinë.

Sipas ekspertëve të arsimit, këto janë fusha ku faktori njerëzor është përcaktues dhe që pritet të preken në një masë më të vogël nga inteligjenca artificiale.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova