Shporta e vogël e konsumit u shtrenjtua me 8,6%, kastraveci rekord me 55,8%

Mërkurë, 30 Shtator 2026, 14:43

Shporta e vogël e konsumit u shtrenjtua me 8,6%, kastraveci rekord me 55,8%

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Çmimet e 21 artikujve në shportën e vogël të konsumit, e cila përfshin 20 produkte ushqimore dhe benzinën A-95, janë rritur me 8,6% në bazë vjetore në shtator të këtij viti krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, ndërsa krahasuar me gushtin e këtij viti rritja është 0,7%, tregojnë të dhënat e KNSB-së. Çmimi i këtyre produkteve ka arritur tashmë në 62,06 euro, ose rreth 5 euro më shumë se një vit më parë. Me afro 31% është rritur për një vit çmimi i benzinës A-95, ndërsa buka më e blerë, “Dobruxha”, për 1 kilogram, është shtrenjtuar me 8,3%.

Domatet dhe kastravecët janë rekordmenët për rritjen e çmimeve gjatë vitit, përkatësisht me 48,9% dhe 55,8%, njoftoi gazetarja Cvetelina Stojanova.

Sipas presidentit të KNSB-së, Plamen Dimitrov, me pagën minimale në Bullgari mund të blihen 10 shporta të vogla konsumi, ndërsa nga tregu me shumicë deri te dyqanet marzhet e fitimit arrijnë nga 22% deri në 146%.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva