Grekët, britanikët dhe ukrainasit mbizotërojnë mes studentëve të huaj në vend

Mërkurë, 30 Shtator 2026, 17:46

Grekët, britanikët dhe ukrainasit mbizotërojnë mes studentëve të huaj në vend

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gjatë vitit akademik 2025/2026, në universitetet dhe shkollat e larta të specializuara në Bullgari kanë studiuar 16,8 mijë shtetas të huaj. Më të shumtët prej tyre janë grekët me 17% të numrit total, të ndjekur nga britanikët me 13,6%, ukrainasit me 12,4%, gjermanët me 8,9% dhe italianët me 5,7%, njofton Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI).

Specialitetet më të kërkuara nga studentët e huaj janë ato të fushës së shëndetësisë, ku studiojnë 59,8% e tyre. Nga të gjithë studentët e huaj, 46,1% ndjekin degën e mjekësisë.

Numri i doktorantëve të huaj është 715, ose 12% e totalit të doktorantëve. Pesha më e madhe u takon doktorantëve nga Kina me 35,7%, të ndjekur nga ata nga Gjermania me 12,7% dhe Greqia me 11,7%.

Studentët bullgarë në universitetet dhe shkollat e larta të specializuara janë gjithsej 180,2 mijë. Gjatë vitit 2025 në Bullgari janë diplomuar 48,1 mijë persona, më së shumti në fushat “Biznes dhe Administrim”, “Arsim”, “Shëndetësi” dhe në specialitetet teknike.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva