LAJME

Lajm

Bullgaria i ka dërguar KE-së kërkesën e fundit për financim në kuadër të PRQ

Mërkurë, 30 Shtator 2026, 18:51

Këshilli i Ministrave

Këshilli i Ministrave

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Sot Bullgaria i ka dërguar Komisionit Evropian kërkesën e pestë dhe të fundit për pagesë në kuadër të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ), me vlerë 1,823 miliardë euro, njoftoi qeveria.

Me këtë kërkesë, vendi raporton përmbushjen e 59 etapave dhe objektivave të fundit që lidhen me reforma dhe investime kyçe sipas planit. Mes tyre janë krijimi i Komisionit të ri për Luftën kundër Korrupsionit, vendosja e testeve të integritetit për nëpunësit shtetërorë, përmirësimi i sistemit të prokurimeve publike, si dhe zbatimi i masave për rritjen e cilësisë së shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, raportoi gazetarja Cvetelina Stojanova.

Komisioni Evropian pritet të kryejë vlerësimin e kërkesës për pagesë brenda një periudhe prej dy muajsh.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva