LAJME

Lajm

Kryeministri Radev:

E ardhmja e Ukrainës, Moldavisë dhe Ballkanit Perëndimor është në BE

Mërkurë, 30 Shtator 2026, 18:35

E ardhmja e Ukrainës, Moldavisë dhe Ballkanit Perëndimor është në BE

FOTO: Euronews/BTA

Madhësia e shkronjave

“Nuk i kemi shteruar ende mjetet e diplomacisë për zgjidhjen e luftës në Ukrainë”, deklaroi sot kryeministri Rumen Radev në një intervistë për televizionin Euronews në Bruksel, gjatë një forumi të nivelit të lartë të organizuar nga media dhe kushtuar mbrojtjes dhe hapësirës kozmike.

Në forum morën pjesë gjithashtu sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, komisionerë evropianë, eurodeputetë, ministra, ambasadorë dhe zyrtarë të lartë ushtarakë, njoftoi BNR “Horizont”. 

“Duhet të dëgjojmë shqetësimet e të dyja palëve”, shtoi kryeministri. Sipas tij, mbështetja për Ukrainën duhet të vazhdojë, por më e rëndësishmja është krijimi i kushteve për paqe.

“Ekziston një kufi për furnizimet me armë, sepse hapat e fundit drejt zgjidhjes do të arrihen përmes diplomacisë, e jo përmes dërgesave të armëve”, theksoi ai.

Në intervistën e tij, Radev u shpreh kategorik se e ardhmja e Ukrainës, Moldavisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva