Virtuozët Tu Le dhe Samuel Solomon hapin GuitArt Festival në Plovdiv

Enjte, 1 Tetor 2026, 05:26

Virtuozët Tu Le dhe Samuel Solomon hapin GuitArt Festival në Plovdiv

FOTO: GuitArt Festival

Madhësia e shkronjave

Nga 1 deri më 4 tetor 2026, Plovdivi do të shndërrohet sërish në kryeqytetin e artit të kitarës. Edicioni i dhjetë jubile i GuitArt Festival do të mbledhë në një skenë mjeshtër të njohur ndërkombëtarë dhe muzikantë të shquar bullgarë nga zhanre dhe breza të ndryshëm. 

Programi i pasur katërditor përfshin koncerte, shfaqje multimediale, klasa mjeshtërie, punëtori, konkurs ndërkombëtar për kitarë klasike dhe takime me ndërtues kitarash. 

Hapjen zyrtare të festivalit do ta bëjnë dy artistë mbresëlënës: kitaristja vietnameze me famë botërore Tu Le dhe kitaristi e pedagogu bullgar Samuel Solomon.

Virtuozët Tu Le dhe Samuel Solomon hapin GuitArt Festival në Plovdiv

FOTO: GuitArt Festival

Tu Le njihet për virtuozitetin dhe thellësinë emocionale të interpretimeve të saj në kitarë klasike, ndërsa Samuel Solomon është ndër emrat bullgarë që koncertojnë rregullisht në skenën ndërkombëtare. Së bashku, ata do të ndërthurin dy këndvështrime të ndryshme muzikore përmes gjuhës universale të kitarës.

Virtuozët Tu Le dhe Samuel Solomon hapin GuitArt Festival në Plovdiv

FOTO: GuitArt Festival

Koncerti do të mbahet në Studion e Parë të Radios Plovdiv, duke filluar nga ora 19:00.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva