Enjte 1 Tetor 2026 09:56
Enjte, 1 Tetor 2026, 09:56
FOTO: BTA - arkiv
Madhësia e shkronjave
Trafiku është intensiv për automjetet e rënda në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo”, në dalje drejt Turqisë, njoftojnë nga Policia Kufitare. Kalimi në pikat dhe vendkalimet e tjera kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë zhvillohet normalisht. Për shkak të nivelit të ulët të ujit në lumin Danub, nuk funksionojnë tragetet në linjat Orjahovo–Beket dhe Svishtov–Zimniç.
Më 1 tetor, nga ora 10:30, në autostradën “Trakia”, në zonën e Çirpanit, për shkak të mirëmbajtjes dhe zëvendësimit të kamerave, përkohësisht do të kufizohet qarkullimi në njërën nga korsitë në drejtim të Burgasit, njoftuan nga Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.
Për të njëjtën arsye, qarkullimi në një segment të Unazës Veriore të Shpejtë të Sofjes do të devijohet midis nyjës rrugore “Çepinsko Shose” dhe nyjës rrugore “Botevgradsko Shose” në intervalet kohore nga ora 21:00 deri në 22:00 dhe nga ora 22:00 deri në 23:00.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva