Lajm
Buxheti i shtetit për vitin 2027 do të diskutohet me emisarë të KE-së
Enjte 1 Tetor 2026 12:29
Enjte, 1 Tetor 2026, 12:29
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qeveria po përgatit masa për rritjen e të ardhurave dhe
kufizimin e shpenzimeve, me një efekt të përgjithshëm buxhetor të pritshëm prej
rreth 2,2 miliardë eurosh. Prej tyre, 750 milionë euro do të kursehen përmes
shkurtimit të shpenzimeve, tha ministri i Financave Gëllëb Donev për
televizionin “Nova”.
Sipas tij, tejkalimi i deficitit buxhetor nuk mund të
arrihet vetëm përmes rritjes së të ardhurave shtesë. Ministria po vlerëson të
gjitha shpenzimet, duke nisur nga projektet kapitale, dhe po përgatit
ristrukturimin e njësive joefikase në administratën shtetërore.
Donev theksoi se financimi i projekteve joefikase do të
kufizohet, ndërsa shpenzimet për strukturat administrative tepër të fryra do të
reduktohen.
Lidhur me taksimin e njëhershëm të fitimeve të
jashtëzakonshme të bankave, Donev tha se ai dhe ekspertët e ministrisë nuk
presin që kjo taksë të çojë në rritjen e normave të interesit për kreditë.
Sipas të dhënave të tij, fitimet e bankave janë rritur me 588 për qind gjatë
pesë viteve të fundit.
Ministri siguroi se afatet ligjore për përgatitjen e buxhetit për vitin 2027 do të respektohen. Më 5 dhe 6 tetor, përfaqësues të Komisionit Evropian do të jenë në Bullgari për të diskutuar parametrat e buxhetit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva