Enjte 1 Tetor 2026 13:31
Enjte, 1 Tetor 2026, 13:31
Atanas Pekanov
FOTO: BTA (arkiv)
Madhësia e shkronjave
Bullgaria ndodhet në procedurë për deficit të tepruar, një procedurë që ne e trashëguam. Këtë vit deficiti do të jetë shumë mbi 3%; nëse do të jetë 5% apo 5,7%, kjo nuk ka rëndësi. Qeveria jonë duhet të veprojë shpejt. Ne kemi marrë angazhime dhe do të propozojmë masa, tha për BNT zëvendëskryeministri Atanas Pekanov.
Lidhur me taksën e propozuar njëherëshe mbi fitimet e jashtëzakonshme të disa bizneseve, ai solli si shembull faktin se një masë e tillë është zbatuar edhe në vende të BE-së si Spanja, Lituania dhe Portugalia.
Pekanov tha se me këtë taksë do të preken kryesisht sektorë me pronësi të huaj, por theksoi se edhe ata duhet të kontribuojnë në stabilizimin fiskal të vendit.
“Fondi Monetar Ndërkombëtar propozon që të heqim dorë nga taksa e sheshtë, por ne nuk do ta bëjmë këtë, sepse kemi marrë një angazhim të tillë”, theksoi zëvendëskryeministri.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva