Lester Stjuarti, amerikani i parë që përshkoi “Kaminon e Bullgarisë”

Enjte, 1 Tetor 2026, 15:51

Lester Stjuarti, amerikani i parë që përshkoi “Kaminon e Bullgarisë”

FOTO: Camino Bulgaria

Madhësia e shkronjave


Lester Stjuarti është amerikani i parë që përshkoi “Kaminon e Bullgarisë”, duke ndjekur itinerarin e pelegrinazhit në rajonin e Burgasit. Rruga nis në Mallko Tarnovo, kalon përmes malit Stranxha dhe zonave bregdetare, për të përfunduar në Sozopoll, njoftoi Bashkia e Burgasit. 

Lester Stjuarti, amerikani i parë që përshkoi “Kaminon e Bullgarisë”

FOTO: burgas.bg

Gjatë udhëtimit, Stjuarti vizitoi kisha të vjetra, bisedoi me priftërinj dhe u njoh nga afër me traditat vendase dhe mikpritjen bullgare. Ai ka përshkuar më parë 23 itinerare të “Kaminos” në vende të ndryshme dhe, sipas tij, sinjalistika e “Kaminos së Bullgarisë” është në të njëjtin nivel me atë të “Camino de Santiago”.

Në Sozopoll mori “Joannian” e tij – certifikatën që dëshmon përfundimin me sukses të itinerarit të pelegrinazhit. Dokumenti i tij ishte ndër 100 të parët e lëshuar, çka do të thotë se deri atëherë 100 pelegrinë e përfunduan itinerarin.

Lester Stjuarti, amerikani i parë që përshkoi “Kaminon e Bullgarisë”

FOTO: burgas.bg

Pas përfundimit të itinerarit, Stjuarti vazhdoi në këmbë drejt Burgasit, e më pas udhëtoi për në Plovdiv dhe Asenovgrad.

Tashmë në shtëpinë e tij në SHBA, ai shprehet: “Bullgaria ishte e mrekullueshme dhe shpresoj që një ditë të kem mundësi të kthehem.”


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova