Lajm
Kandidati për ambasador i SHBA-së theksoi prioritetet e tij për Bullgarinë
Enjte 1 Tetor 2026 16:11
Enjte, 1 Tetor 2026, 16:11
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria është një aleate kyçe e SHBA-së për
sigurinë në rajonin e Detit të Zi, ndërsa marrëdhëniet midis Sofjes dhe
Uashingtonit mund të zgjerohen ndjeshëm në fushat e mbrojtjes, energjisë,
inteligjencës artificiale dhe lëndëve të para kritike. Këtë e deklaroi Douglas
Holder, i propozuar nga presidenti Donald Trump për ambasador të SHBA-së në
Bullgari, gjatë seancës së dëgjimit para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të
Senatit amerikan. Emërimi i tij ende duhet të kalojë procedurën e konfirmimit.
I pyetur nga senatorja e Partisë Demokratike
Jeanne Shaheen lidhur me njoftimin e kryeministrit Rumen Radev për uljen e
ndihmës për Ukrainën, ai tha se synon të bisedojë me qeverinë bullgare për
rëndësinë e vazhdimit të kësaj ndihme.
Douglas Holder theksoi se puna e tij në Sofje do të përqendrohet te diplomacia ekonomike, pasi SHBA-ja dhe Bullgaria mund të përmirësojnë më tej lidhjet tregtare mes tyre, njofton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva