LAJME

Lajm

Gjeneratorët e F-16 Block 70 do të mund të riparohen në Bullgari

Enjte, 1 Tetor 2026, 16:32

Gjeneratorët e F-16 Block 70 do të mund të riparohen në Bullgari

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Me 159 vota, parlamenti ratifikoi ndryshimet në Marrëveshjen Kuadër ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Kompanisë “Lockheed Martin Global”, të cilat i hapin rrugë riparimit në territorin e Bullgarisë të gjeneratorëve të avionëve luftarakë F-16 Block 70 nga kompania shtetërore “Avionams”. Në marrëveshje theksohet shprehimisht se bëhet fjalë jo vetëm për riparimin e gjeneratorëve të F-16 Block 70 të Bullgarisë, por edhe të atyre të vendeve fqinje që kanë avionë të këtij modeli dhe nuk disponojnë kapacitete të tilla riparimi.

Kundër ndryshimeve votoi vetëm grupi parlamentar i “Vëzrazhdane”.

Qeveria pret që projekti të sjellë vlerë të lartë të shtuar për Bullgarinë, pasi aktualisht një kapacitet i ngjashëm ekziston vetëm në një vend anëtar të Bashkimit Evropian – Poloni.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova