Enjte 1 Tetor 2026 17:42
Enjte, 1 Tetor 2026, 17:42
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Çmimi i gazit natyror rritet me 6% nga sot dhe gjatë muajit tetor një megavat-orë do të shitet për 44,09 euro, pa përfshirë tarifat dhe taksat. Ky është vendimi përfundimtar i Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujërave, i cili nuk miratoi kërkesën e “Bulgargaz” për një rritje shtesë prej rreth 1%.
Sipas argumentimit të rregullatorit, zhvillimet e tregut për çmimin e gazit natyror gjatë muajve të dimrit nuk janë të favorshme. Për këtë arsye, çmimi i gazit nuk duhet të rritet më tej që këtë muaj, pasi ai përbën mbi 70% të çmimit përfundimtar të ngrohjes dhe ujit të ngrohtë. Çdo ndryshim i çmimit të gazit reflektohet drejtpërdrejt te konsumatorët, raportoi gazetarja Julijana Kornazheva.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova