Burgasi në prag të stafetës ndërkombëtare çiklistike COP31 Bike Ride

Premte, 2 Tetor 2026, 06:09

Burgasi në prag të stafetës ndërkombëtare çiklistike COP31 Bike Ride

FOTO: Instagram /veloezdach

Madhësia e shkronjave

Më 4 dhe 5 tetor, Burgasi do të presë stafetën ndërkombëtare çiklistike COP31 Bike Ride, e cila këtë vit do të përshkojë më shumë se 22 mijë kilometra nëpër tri kontinente dhe mbi 20 shtete, në rrugëtimin drejt Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike, COP31, që do të zhvillohet në Antalia të Turqisë, njoftoi Bashkia e Burgasit.

Në Bullgari, stafeta do të ndjekë dy itinerare. Njëri nis nga Sofja dhe vazhdon përmes Plovdivit drejt Burgasit, ndërsa grupi kryesor ndërkombëtar hyn në vend përmes Silistrës dhe vijon përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Të dyja degët do të bashkohen në Burgas më 4 tetor, ndërsa mëngjesin e ditës pasuese çiklistët do të nisen së bashku drejt Turqisë.

Burgasi në prag të stafetës ndërkombëtare çiklistike COP31 Bike Ride

FOTO: burgas.bg

COP Bike Ride nisi në vitin 2024 me rreth 200 pjesëmarrës dhe me një itinerar prej 6500 kilometrash nga Parisi në Baku. Një vit më vonë, nismës iu bashkuan më shumë se 1000 persona, ndërsa në vitin 2026 synohet që në etapa të ndryshme të rrugëtimit të marrin pjesë mijëra çiklistë.

Pjesëmarrësit e këtij viti do të jenë gjithashtu pjesë e përpjekjes për vendosjen e një rekordi botëror për numrin më të madh të njerëzve që marrin pjesë në një stafetë çiklistike.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova