Lajm
Ruse e nis vjeshtën me Urban Wine Fest
Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë më shumë se 40 verëra bullgare.
Premte 2 Tetor 2026 04:43
Premte, 2 Tetor 2026, 04:43
FOTO: ruseonthedanube.com
Madhësia e shkronjave
Më 2 dhe 3 tetor, sheshi “Svoboda” në Ruse do të presë edicionin e dytë të festivalit të verës Urban Wine Fest – Ruse 2026.
Veprimtaria shënon zyrtarisht nisjen e muajit kushtuar verës bullgare dhe Ditës Ndërkombëtare të Mavrudit, më 26 tetor. Nisma është e Shoqatës Bullgare të Profesionistëve të Verës dhe është pjesë e një serie festivalesh dhe aktivitetesh që zhvillohen në mbarë vendin, kushtuar verës bullgare.
Festivali organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, në partneritet me Bashkinë e Ruses, njoftoi administrata e qytetit buzë Danubit.
Vizitorët do të kenë mundësinë të gjejnë “mesazhin e tyre në shishe”, përmes një përzgjedhjeje të kujdesshme prej më shumë se 40 verërash bullgare, të prodhuara nga kantina të vogla dhe nga 15 varietete vendase rrushi.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova