Një film i Teodor Ushevit është në listën e shkurtër për çmimin “César”

Premte, 2 Tetor 2026, 05:33

Teodor Ushev

Teodor Ushev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Filmi i shkurtër i animuar “Jeta me një idiot” (La vie avec un idiot), me regji të Teodor Ushevit dhe bazuar në novelën me të njëjtin titull të Viktor Jerofejevit, është përfshirë në listën e shkurtër për çmimin “César”. Lajmin e bëri të ditur vetë animatori në Facebook. Filmi do të konkurrojë për një nominim në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër të animuar, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).

“Është një përvojë jashtëzakonisht emocionuese të jem pjesë e kësaj përzgjedhjeje prej 12 veprash të jashtëzakonshme”, shkruan Ushevi. “Më emocionon fakti që ky film ‘sfidues’ është mes 12 filmave më të mirë të shkurtër të vitit, në një skenë kaq konkurruese si ajo e animacionit francez. Aq më tepër që bëhet fjalë për filmin tim të parë të prodhuar tërësisht në Francë!”, shton animatori.

Për përzgjedhjen fillestare u paraqitën 48 filma. Pas votimit, numri i tyre u reduktua fillimisht në 20 dhe, në raundin e tretë, në 12 finalistë. Nominimet përfundimtare për çmimet “César” do të shpallen më 22 janar 2027.

Kur e prezantoi për herë të parë në Bullgari, vitin e kaluar, filmin “Jeta me një idiot”, Ushevi tha se idiotizmi po pushton botën.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova