LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 2 tetor 2026

Moti do të ngrohet deri në fund të javës

Enjte, 1 Tetor 2026, 22:30

Parashikimi i motit për 2 tetor 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 13°C. Për Sofjen pritet të jenë rreth 5°C.

Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbajë pothuajse pa erë dhe në disa zona në mëngjes do të ketë kushte për formimin e brymës. Në gjysmën lindore të vendit do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa pasdite do të ketë vranësira të shpërndara në lartësi mesatare dhe të mëdha. Mbi rajonet juglindore vranësirat do të jenë më të dendura dhe në disa vende do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në Bullgarinë Lindore herë pas here e fortë nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 18 deri në 23°C. Në kryeqytet do të jenë rreth 18°C. 

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, më i theksuar në bregdetin jugor, ku priten reshje të dobëta shiu. Është lëshuar paralajmërim për erë të fortë përgjatë bregdetit. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 18 deri në 20°C. Temperatura e ujit të detit është 20-21°C. Deti do të jetë i trazuar, me vallëzim 3-4 ballë. 

Në male moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave pasdite, por pa reshje. Do të fryjë erë e fortë nga verilindja. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi do të jetë rreth 12°C, ndërsa në 2000 metra rreth 5°C.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

 

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva