LAJME

Lajm

Mbi 58% e bullgarëve mendojnë se lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake

Premte, 2 Tetor 2026, 11:13

Mbi 58% e bullgarëve mendojnë se lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Çmimet e larta dhe inflacioni konsiderohen problemi më serioz me të cilin përballet Bullgaria. Kështu mendojnë 53,7% e të anketuarve në një sondazh përfaqësues të agjencisë “Harris”, të porositur nga gazeta “Trud” dhe të zhvilluar nga 23 deri më 28 shtator. Keqqeverisja e vendit renditet si problem nga 13,6% e të anketuarve, korrupsioni dhe reforma në drejtësi nga 12,5%, ndërsa papunësia dhe të ardhurat e ulëta nga 10,1%. Luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme përmenden si problem nga 7,7% e të anketuarve.

Sa i përket qeverisë së Rumen Radevit, 34,8% e të anketuarve mendojnë se ajo po e drejton vendin me sukses, ndërsa 44,6% e vlerësojnë punën e saj si më tepër të pasuksesshme. Një tjetër 20,6% nuk kanë mundur të krijojnë një qëndrim.

Në sondazh, 58,4% shprehen dakord me kryeministrin Radev se lufta në Ukrainë nuk mund të zgjidhet me mjete ushtarake dhe se liderët e Bashkimit Evropian duhet të vendosin kontakte diplomatike me Rusinë. Kundër kësaj ideje janë shprehur 18%, ndërsa 23,6% nuk mundur të japin përgjigje.

Ndërkohë, 46,5% mendojnë se Ukraina duhet të arrijë një marrëveshje paqeje me Rusinë, edhe nëse kjo do të nënkuptonte lëshime territoriale. 26,1% janë kundër këtij qëndrimi, ndërsa 27,4% nuk kanë një qëndrim të qartë, raporton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova