Lajm
Qeveria do ta mbajë deficitin e buxhetit në nivelin e planifikuar prej 5,7%
Premte 2 Tetor 2026 13:58
Premte, 2 Tetor 2026, 13:58
Gëllëb Donev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Deficiti i buxhetit për vitin 2026 pritet të jetë 5,7%, ashtu siç ishte planifikuar. Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministër i financave, Gëllëb Donev, pagesa e pestë prej më shumë se 1,8 miliardë eurosh nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) nuk pritet të ndikojë në këtë shifër.
Gjatë një seance pyetje-përgjigjesh në parlament, opozita e pyeti ministrin nëse këto para nga plani i rimëkëmbjes do të bënin që deficiti i buxhetit të ishte më i ulët se 5,7%. Donev tha se, sipas të dhënave paraprake, deri në fund të shtatorit deficiti i buxhetit ishte 2,8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Megjithatë, ai shpjegoi se zakonisht në tre muajt e fundit të vitit qeveria shpenzon shumë më tepër para. Këto shpenzime përfshijnë pagesa sociale, investime dhe projekte infrastrukturore, mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve, si dhe shpenzime të tjera.
Në shtator, çmimet në Bullgari ranë me 0,3% krahasuar me muajin gusht. Kjo është hera e dytë këtë vit që regjistrohet një rënie mujore e çmimeve, pas asaj të muajit qershor. Megjithatë, nëse krahasojmë çmimet me shtatorin e vitit të kaluar, ato janë ende 5,6% më të larta. Pra, edhe pse në një muaj çmimet ranë pak, në krahasim me një vit më parë kostoja e jetesës vazhdon të jetë më e lartë. Këto janë të dhënat paraprake të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave të Bullgarisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova