KE miratoi ndihmën shtetërore bullgare prej 170 mln eurosh për fermerët

Premte, 2 Tetor 2026, 14:28

KE miratoi ndihmën shtetërore bullgare prej 170 mln eurosh për fermerët

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Bullgaria mori miratimin e Komisionit Evropian për skemën e ndihmës shtetërore “Mbështetje për fermerët e angazhuar në sektorin e prodhimit bujqësor primar në lidhje me krizën në Lindjen e Mesme”, e njohur si “ndihma iraniane”, njoftoi Ministria e Bujqësisë. 

Masa u hartua në përputhje me Kornizën e Përkohshme për ndihmën shtetërore në lidhje me krizën në Lindjen e Mesme dhe u dërgua për notifikim në Komisionin Evropian më 1 shtator 2026. 

Skema ka një buxhet prej 170 milionë eurosh dhe do të ofrojë mbështetje të pakthyeshme për një pjesë të kostove të rritura për naftën dhe plehrat kimike si pasojë e krizës në Lindjen e Mesme. 

Ndihma maksimale arrin deri në 50 mijë euro për një ndërmarrje. Pagesat duhet të përfundojnë deri në fund të këtij viti.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva