MUZIKË

Artikull

"Hesht, hesht" – një histori muzikore për fjalët që nuk kanë nevojë për zë

Hënë, 5 Tetor 2026, 05:55

Milla Robert

Milla Robert

FOTO: YouTube

Madhësia e shkronjave

Finalja e trilogjisë së fushatës bamirëse "Hite me 1% ndryshim" të organizatës "Një për qind ndryshim" na sjell një version të ri të klasikes "Hesht, hesht". Kënga emblemë e Mimi Nikollovës merr një interpretim të ri nga Milla Robert, ndërsa muzika e njohur e Petër Stupelit dhe teksti i Veselin Hançevit tingëllojnë në një aranzhim të ri, realizuar nga Joan Nikollaev.

Përveç idesë së fushatës bamirëse për një ndryshim të vogël me efekt të madh, me videon e këngës “Hesht, hesht” (“Zamëllçi, zamëllçi”), organizata “Një për qind ndryshim” mbështet promovimin e gjuhës së shenjave dhe ndërtimin e një komuniteti të fortë e të qëndrueshëm të personave të shurdhër.

Në video, dy njerëz përpiqen të gjejnë rrugën drejt njëri-tjetrit, megjithëse komunikojnë në mënyra të ndryshme. Njëri prej personazheve përdor gjuhën e shenjave, ndërsa historia vë në qendër të vëmendjes komunitetin e të shurdhërve dhe rëndësinë e komunikimit përtej fjalëve.

Milla Robert shfaqet si një vëzhguese dhe rrëfyese misterioze e kësaj historie, e cila i kushtohet dëshirës dhe mallëngjimit për afërsi njerëzore.

Përveç idesë së fushatës bamirëse për një ndryshim të vogël me efekt të madh, me videoklipin e "Hesht, hesht" organizata "Një për qind ndryshim" mbështet promovimin e gjuhës së shenjave dhe ndërtimin e një komuniteti të fortë e të qëndrueshëm të personave të shurdhër. Në të, dy njerëz përpiqen të gjejnë rrugën drejt njëri-tjetrit, megjithëse komunikojnë në mënyra të ndryshme. Njëri nga personazhet përdor gjuhën e shenjave, ndërsa historia vë në fokus komunitetin e personave të shurdhër dhe rëndësinë e komunikimit përtej fjalëve. Milla Robert shfaqet si një vëzhguese dhe rrëfyese misterioze e kësaj historie, kushtuar dëshirës së thellë për afërsi dhe lidhje njerëzore.

Me “Hesht, hesht” përmbyllet seria muzikore “Hite me 1% ndryshim” për këtë vit: tre këngë të njohura, tre interpretime të ndryshme dhe një ide e përbashkët, se ndryshimi mund të nisë nga diçka fare e vogël. Sepse ndonjëherë mjafton vetëm 1% ndryshim që të fillojë diçka shumë më e madhe.

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva