Lajm
Parashikimi i motit për fundjavën
Mëngjeset do të jenë të freskëta, ndërsa gjatë ditës do të ngrohet
Premte 2 Tetor 2026 19:26
Premte, 2 Tetor 2026, 19:26
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të shtunën, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1°C në luginat deri në 13°C në juglindje. Në Sofje priten rreth 2°C. Paradite, në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të dendura të ulëta dhe në disa zona edhe mjegull. Gjatë ditës do të mbizotërojë moti me diell, me vranësira të herëpashershme në juglindje. Në disa zona të malit Stranxhës mund të ketë reshje të shkurtra shiu. Era do të jetë mesatare, ndërsa në lindje të vendit do të fryjë e fortë nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 18 deri në 23°C, ndërsa në kryeqytet rreth 19°C.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbizotërojë moti me diell, me vranësira të përkohshme, më të dendura përgjatë bregdetit jugor. Kryesisht gjatë paradites priten reshje të shkurtra shiu në disa zona. Temperaturat e ajrit në bregdet do të jenë nga 18 deri në 20°C, ndërsa temperatura e ujit të detit do të jetë 20–21°C. Deti do të jetë i trazuar, me dallgë deri në 3–4 ballë.
Në zonat malore do të mbizotërojë moti me diell, me vranësira të përkohshme mbi vargmalet në pjesën juglindore të vendit. Në Stranxha, në disa zona do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë e fortë nga lindja-verilindja. Temperatura maksimale do të jetë rreth 12°C në lartësi 1200 metra dhe rreth 5°C në 2000 metra.
Të dielën, era do të dobësohet edhe në Bullgarinë Lindore dhe do të jetë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga lindja-verilindja. Në pjesën tjetër të vendit do të jetë kryesisht e dobët, nga lindja-juglindja, ndërsa herë pas here do të pushojë plotësisht. Moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale në shumicën e zonave do të jenë 5–10°C, ndërsa në zonat e ulëta të rrethuara nga male në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të jenë më të ulëta dhe mund të ketë ngrica. Temperaturat maksimale do të rriten.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova