Autor
Desisllava Semkovska
Artikull
QSL nr. 10: Viti 1950 – Krijimi i “Fondit të Artë” të BNR-së
Shtunë 3 Tetor 2026 08:43
Shtunë, 3 Tetor 2026, 08:43
FOTO: Desisllava Semkovska
Madhësia e shkronjave
Në vitin 2026, Radio Bullgaria konfirmon raportet e radioamatorëve me një seri të re prej 12 kartolinash QSL. Imazhi i secilës prej tyre vë në qendër një ngjarje të caktuar historike, të lidhur me historinë e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe programit "Radio Bullgaria", i cili feston 90-vjetorin e tij. Në fillim të çdo muaji, në një publikim të veçantë, mund të mësoni fakte interesante që lidhen me imazhet e këtyre kartolinave.
Kartolina e dhjetë QSL për vitin 2026 i kushtohet themelimit të “Fondit të Artë” të Radios Kombëtare Bullgare (BNR)
Ideja për të ruajtur regjistrime të çmuara, të cilat do t’u mbeteshin brezave të ardhshëm, daton që nga drejtori i parë i Radios Kombëtare, Sirak Skitnik. Me nismën e tij, në vitin 1938 u blenë magnetofona posaçërisht për këtë qëllim. Në vitin 1950 u nxor urdhri për themelimin e “Fondit të Artë” të BNR-së, por ai filloi të funksionojë në mënyrë të sistemuar dhe në formën e tij të tanishme, si arkiv i specializuar, në nëntor të vitit 1957.
FOTO: Tanja Dimova
Regjistrimi më i vjetër në “Fondin e Artë” daton nga viti 1897 – “Vallja bullgare” e Alois Macakut, kapelmaestër dhe kompozitor çek, me kontribut të madh në zhvillimin e muzikës ushtarake bullgare.
Për të marrë kartolinën QSL, duhet të na dërgoni një
raport, në të cilin të shënoni datën dhe gjuhën (për "Radio
Bullgarinë") ose datën, orën dhe frekuencën e transmetimit të dëgjuar (për
programet e tjera të BNR-së), si edhe hollësi mbi përmbajtjen e tij.
Raportet mund t’i dërgoni në mënyrën që ju përshtatet më shumë:
– me postë elektronike: reception.report@bnr.bg
– me postë në adresën: Bullgari, Sofje 1040, bulevardi "Dragan
Cankov" nr. 4, BNR, Desisllava Semkovska
Është e detyrueshme të shënoni edhe adresën tuaj postare për kthimin e
përgjigjes.
Ju kujtojmë se BNR konfirmon raportet për transmetimet e dëgjuara edhe me seri
më të vjetra kartolinash QSL. Nëse dëshironi të merrni ndonjërën prej tyre, ju
lutemi ta shënoni këtë në raportin tuaj.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova