KULTURË

Seksion

Hyrje falas në Muzeun Kombëtar Etnografik çdo fundjavë gjatë tetorit

Shtunë, 3 Tetor 2026, 07:05

Hyrje falas në Muzeun Kombëtar Etnografik çdo fundjavë gjatë tetorit

FOTO: Facebook / Muzeu Kombëtar Etnografik

Madhësia e shkronjave

Për shkak të interesimit të madh dhe reagimeve pozitive ndaj nismës së Institutit të Etnologjisë dhe Folkloristikës me Muze Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave  – “120 vjet – 120 minuta në MKE”, ajo është zgjatur për të tretin muaj radhazi dhe do të vijojë edhe gjatë tetorit. Sallat e ekspozitave të Muzeut Kombëtar Etnografik do të vazhdojnë të jenë me hyrje falas çdo të shtunë dhe të diel gjatë tetorit 2026, nga ora 10:00 deri në 12:00.

Muzeu Kombëtar Etnografik e ka zanafillën që në vitin 1892. Ai ndodhet në godinën e Pallatit Mbretëror, në zemër të Sofjes, dhe gjatë dekadave ka grumbulluar ekspozitën etnografike më përfaqësuese në vend.

Atmosfera e muzeut është unike dhe u jep mundësi të gjithë të interesuarve të njohin traditat, zakonet dhe mënyrën e jetesës së bullgarëve nga periudha dhe rajone të ndryshme, si dhe të njihen nga afër me thesaret e etnografisë bullgare.

Përpiloi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello