Seksion
Opera e Varnës me një program të larmishëm në fillim të sezonit të saj jubilar
Dielë 4 Tetor 2026 07:15
Dielë, 4 Tetor 2026, 07:15
FOTO: Opera Shtetërore e Varnës
Madhësia e shkronjave
Në fillim të sezonit të saj të 80-të, Opera e Varnës shënoi 1 tetorin – Ditën Botërore të Muzikës – me një ekspozitë të Shtëpisë-Muze „Panço Vlladigerov“, kushtuar 50-vjetorit të premierës bullgare të operës „Car Kallojan“. Vepra e parë në programin e tetorit 2026 ishte klasika e Verdit „Ballo me maska“, me regji të Nina Najdenovës dhe dirigjim të Pavell Balevit. Premiera e saj madhështore u zhvillua më 25 gusht, në kuadër të festivalit „Opera në Teatrin Veror“.
FOTO: Opera Shtetërore e Varnës
Më 5 tetor, opereta e dashur „Mbretëresha e çardashit“ nga Imre Kálmán, me regji të Aleksandër Mutafçijskit dhe dirigjim të Stefan Bojaxhievit, do ta kënaqë publikun me një buqetë melodish të njohura, humor, dashuri dhe shndërrime artistike.
Përpiloi: Cvetana Tonçeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello