LAJME

Lajm

Paralajmërim:

Një anije e goditur nga droni, pa ekuipazh, po lëviz në ujërat pranë Shablës

Hënë, 5 Tetor 2026, 09:34

Një anije e goditur nga droni, pa ekuipazh, po lëviz në ujërat pranë Shablës

FOTO: Ministria e Mbrojtjes

Madhësia e shkronjave

Helikopterët e Forcave Detare zbuluan një anije mallrash që po lëviz pa kontroll në Detin e Zi, rreth 40 kilometra në lindje të kepit Shablla. Anija motorike EMIL u godit nga një dron më 5 gusht, në zonën e qytetit të Odesës. Pas shpërthimit të një zjarri dhe dëmtimit të sistemeve teknike, anija mbeti pa mundësi për të manovruar dhe ekuipazhi e braktisi atë, raportoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Që atëherë, anija ka qenë në lëvizje të pakontrolluar në zonën ekonomike ekskluzive të Rumanisë. Nën ndikimin e rrymave detare, ajo po zhvendoset në drejtim të jugut, drejt zonës ekonomike ekskluzive të Bullgarisë.

Forcat Detare Bullgare lëshuan një njoftim për anijet që lundrojnë në këtë zonë, duke i paralajmëruar për praninë e një anijeje të rrezikshme, pa kontroll dhe pa ekuipazh. Monitorimi i anijes vijon, ndërsa institucionet janë në gatishmëri për të ndërmarrë masat e nevojshme, thuhet në njoftimin e Forcave Detare.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova