Lajm
Trafik i rënduar i kamionëve drejt Turqisë përmes “Kapitan Andrejevos”
Hënë 5 Tetor 2026 10:01
Hënë, 5 Tetor 2026, 10:01
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku është i rënduar në pikën kryesore kufitare me Turqinë, në dalje të vendit për automjetet e tonazhit të rëndë, njoftoi Policia Kufitare. Në të gjitha pikat dhe vendkalimet e tjera kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë, qarkullimi është normal.
Qasja në korsinë e emergjencës të autostradës “Hemus”, në drejtim të Varnës, ndërmjet kilometrave 13 dhe 19, kufizohet nga 5 deri më 8 tetor, nga ora 08:30 deri në 18:00, për shkak të matjeve gjeodezike që kryhen para nisjes së punimeve për riparimin e këtij segmenti, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore (API). Qarkullimi zhvillohet në korsinë aktive dhe në korsinë e parakalimit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova
- #automjet
- #autostradë
- #qarkullim rrugor
- #qarkullim
- #korsi
- #Policia Rrugore
- #kalim
- #qarkullim kufitar
- #lëvizja
- #pikë kufitare
- #korsia e parakalimit
- #korsia e emergjencës
- #qarkullimi i automjeteve
- #automjete të transportit të mallrave
- #automjete të vogla
- #lëvizja e automjeteve
- #lëvizja rrugore
- #trafik
- #Agjencia e Infrastrukturës Rrugore
- #Trafiku i rënduar rrugor
- #matje gjeodezike